Teksas, rritet vala e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA

Teksas, rritet vala e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA

Autoritetet amerikane të imigracionit raportuan një rritje të konsiderueshme të kalimeve të paautorizuara kufitare në kufirin SHBA-Meksikë të enjten, veçanërisht në qytetet e Teksasit, si Eagle Pass, ku kryetari i bashkisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Oficerët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara kapën rreth 9000 emigrantë përgjatë gjithë kufirit brenda 24 orëve, njoftuan mediat amerikane të mërkurën. Zëri i Amerikës i kërkoi Patrullës Kufitare të konfirmonte numrin e ndalimeve të emigrantëve, por një zyrtar tha se janë në pritje të publikimit të shifrave mujore të emigrantëve që kanë hyrë në vend nga Meksika.

Rritja e dukshme e emigrantëve në Eagle Pass i kufizoi aftësitë e qytetit për të përballuar situatën. Të mërkurën në mbrëmje, midis 500 dhe 800 emigrantë, kryesisht nga Venezuela, prisnin në zyrat e Patrullës Kufitare në Eagle Pass.

Pas rritjes së numrit të kalimeve të paautorizuara të emigrantëve, kryebashkiaku i qytetit Eagle Pass, Rolando Salinas Jr. shpalli gjendjen emergjente./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr