TIRANE- Rekomandimi i “Avokatit të Popullit”, dërguar ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rishikim të teksteve shkollore, në mënyrë që në të, të përfshihen edhe njohuritë për LGBT, sipas specialistëve duhet parë me shumë kujdes. Kjo pasi, diskutimi i kësaj çështjeje, sidomos kur ka të bëjë me fëmijë të moshës shkollore dhe tekstet me të cilat do të mësojnë çdo ditë është një çështje tejet delikate dhe që ngjall debate. Megjithatë meraku i tyre më i madh është që të mos bëhet gabimi e të merren të gatshme, shabllon, tematika të tilla nga vende të tjera, por nëse duan ta bëjnë vërtetë këtë gjë, të nisin së pari konsultimet me ekspertët, të bëhen studime paraprake dhe gjithçka të përshtatet me psikologjinë e fëmijëve, por edhe me tipologjinë e vendit tonë.
Prof.asoc. Çapajev Gjokutaj shpjegon për “Shqiptarja.com” se cila është rruga e drejtë që duhet ndjekur në një rast të tillë. “E para gjë që duhet bërë, duhet parë se sa i përshttaten këto njohuri psikologjisë së fëmijës dhe këtë gjë duhet ta bëjnë specialistë të mirëfilltë, që me sa di unë nuk kemi, pasi nuk ka një fushë specifike për homoseksualitetin në përgjithësi në vendin tonë”, - na shpjegon profesori i njohur Gjokutaj. Më tej ai na shpjegon se duhet parë përvoja e vendeve të tjera dhe më pas të përshtatet me vendin tonë. “Unë jam i mendimit që nëse bëhet fjalë për një kërkesë për në shkolla duhet parë përvoja e vendeve të tjera, sepse nuk bëhen gjërat nga e para. Si i kanë të tjerët dhe pastaj kalohet në fazë diskutimi.
Cilat janë kushtet e Shqipërisë që duhen përshtatur, sigurisht edhe me psikologjinë e fëmijës. Kjo është si rrugë. Vendet që japin këto njohuri kanë disa tekste bazë, shihen ata dhe pastaj mendohet, konsultohet me grupe njerëzish, specialistë, cilat janë specifikat e Shqipërisë, si mund të përshtaten. Kjo është rruga që duhet të ndiqet, është një mendim i mirë, por jo punë që bëhet me aksion. Këto punë duhen bërë me kujdes, duhet të bëhet një studim paraprak dhe pastaj të shkohet te projekti dhe jo jap unë idenë dhe hajdeni ju specialistë ta bëni. E theksoj edhe njëherë se si iniciativë, si mendim është krejt në rregull sepse mund të diskutohet, por të fillojë nga diskutimi dhe jo të fillojë me projekt të gatshëm. Këto janë më tepër parime të punës se sa specifikisht të kësaj fushe, pasi unë nuk jam specialist i fushës së LGBT, por e njoh si amator”, - shpjegon Gjokutaj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com