TIRANË - Ka nisur nga dje konkursi për tekstet shkollore digjitale të vitit arsimor 2015-2016.  Pajisja me tekste shkollore digjitale do të jetë për të gjithë nxënësit e klasave të 10-ta dhe do të zbatohet në institucionet arsimore që janë të pajisura me laboratorë me tableta për integrimin e platformës e-learning. 

Udhëzimi për nisjen e procesit të digjitalizimit të teksteve shkollore është firmosur dje nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Procesi i dorëzimit të projekteve konkurruese është hapur dje dhe pritet të mbyllet në datën 2 korrik ndërsa fituesit sipas ministrisë do të shpallen në 12 korrik. 

Tekstet shkollore digjitale janë një propozim i ministrisë së Arsimit dhe vetë kryeministrit Rama të cilët e kanë shpallur këtë nismë në kuadër të projektit e-learning dhe aplikimit të teknologjisë në të gjitha institucionet arsimore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)