TIRANE - Përzgjedhja e teksteve shkollore ka qënë një ndër debatet e nxehta në lidhje me arsimin, por që duket se tashmë ka gjetur zgjidhje.
Agim Leka, Këshilltari i ministres Lindita Nikolla, në një intervistë për A1Report shprehet se tashmë ka nisur procesi drejt përzgjedhjes së teksteve cilësore.
“
Ne kemi negociuar një proçes shumë serioz, një garë të hapur për botimin e teksteve të reja shkollore dhe ky hap i ri qe po bëhet shënon fillimin e reformës në fushën e teksteve,” – thotë Leka.
Lidhur me propozimin e tekstit unik dhe alterteksteve, Leka thotë se tashmë me përzgjedhjen e vetëm tre teksteve hyjmë në një fazë të re të arsimit parauniversitar.
“
Përzgjedhja e librave dhe administrimi i proçesit të shpërndarjes përfundimisht është ndërtuar sipas standarteve të një shteti serioz siç e kemi ndërtuar ne politikën edhe në fushën e arsimit. Prodhimi i teksteve cilësor dhe kjo duhet të jetë e qartë nga njerëzit, prodhimi i teksteve cilësore nuk është një gjë që bëhet shumë thjesht sepse bëhet fjale për të prodhuar tekste cilësore të standarteve europiane 171 tekste,” – thotë ai.
Agim Leka po ashtu thotë se përzgjedhja e tre teksteve nuk lejon hapësira për monopoli pasi përzgjedhjen përfundimtare sërish do ta bëjnë mësuesit.
“
Mësuesit përsëri duhet të zgjedhin tekstin më të mirë midis këtyre tre teksteve. Modeli i përzgjedhjes tashmë është një model i gjith pranuar sepse ne vjet e bëmë këtë model dhe botuesit, mësuesit dhe nxënësit nuk patën kondestime domethënë as grupet e interesit dhe vet botuesit e pranuan që modeli i zgjedhjes së vjetme të teksteve nga mësuesit ka qenë një model korrekt,” - shprehet Leka.
Faza e aplikimit për teste nga shtëpitë botuese pritet të mbyllet në 18 qershor ndërsa Leka thotë se me një marrëveshje kjo edhe mund të shtyhet për pak ditë nese do ta kerkojne botuesit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33