Tel Aviv -Agrobiznesi shqiptar në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

/ATSH/- Rreth 55 biznesmenë që punojnë në sektorin e serrave, bimëve medicinale, teknologjisë bujqësore, administrimin e ujrave do të jenë të pranishëm në Panairin e 19-të Ndërkombëtar të Bujqësisë, "Agritech 2015? që do të zhvillohet nga data 28-30 Prill në Tel Aviv, Izrael.
Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadë së Izraelit, ky panairi pasqyron e demonstron zhvillimet intensive e moderne të bujqësisë izraelite. Në fokus të këtij Panairi do të jenë arritjet e teknologjisë dhe shkencës agrobujqesore, ekologjisë, plastikulturës, sistemet e vaditjes, bujqësisë organike apo administrimit të ujit, si dhe akuakultura e florikultura.
Ambasada e Izraelit në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael ftuan biznesin e agrikulturës, organizmat shtetetore e ato private që merren me bujqesinë, të marrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, i cili do të mundësoje lidhje e kontakte dypaleshe.
Pjesë të delegacionit do të jenë përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Unioni i Kreditimit të Biznesit Bujqësor dhe Këshillit të Agrobiznesit. Gjithashtu, pritet që në këtë aktivitet të marrë pjesë edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panari, ku është parashikuar të zhvillohen bisedime me kompani, investitorë e autoritetet homologe izraelite për ngritjen e Qëndrës së Laboratorit të Analizës e Çertifikimit të prodhimeve bujqësore, të produkteve të mishit e qumështit, të analizave të ujit për nevoja bujqësore e të tokës, si dhe bashkepunimin në sektorin e farërave.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale