TEL AVIV – Netanyahu: Shitja e raketave S300 Iranit nga Rusia një akt i rëndë

 /ATSH-ANSA/ - Izraeli e gjykon shumë të rëndë furnizimin e Iranit me raketa S300 nga ana e Rusisë çka rrit agresivitetin e Teheranit në rajon, deklaroi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu.

Duke folur në një takim të Këshillit të Ministrave, Netanyahu u ankua se "në marrëveshjen bërthamore që po nënshkruhet me Iranin nuk përmendet fare agresiviteti i Teheranit".
"Izraeli do të bëjë gjithçka për të garantuar paqen për vendin dhe qytetarët e tij", theksoi Netanyahu.

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë