Ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon, kërkoi sot krijimin e një bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete të "botës së lirë" kundër Shtetit Islamik.

"Për të ndaluar dhe mundur Shtetin Islamik, kemi mësuar që prej 11 shtatorit, se është e nevojshme një bashkëpunim mes shërbimeve sekrete të vendeve të botës së lirë, shkëmbim eksperiencash dhe një bashkëpunim operacional në disa fusha", theksoi ministri, në një komunikatë të publikuar nga radjoja kombëtare.

"Bota e lirë deri tani është treguar shumë tolerante përballë organizatave dhe vendeve që mbështesin terrorizmin si Irani", shtoi Moshe Yaalon.

Shteti Islamik, që ka pushtuar territore të gjera mes Sirisë dhe Irakut, është një grup xhihadist ultra radikal që ka kryer shumë veprime të përgjakshme ndaj popullsisë civile./ATSH/