Nuk kanë të mbaruar telashet për kandidatin republican Donald Trump. Pas videos famëkeqe të vitit 2005 ku  kandidati përdorte deklarata denigruese ndaj grave  vijojnë akuzat ndaj tij.  

Tashmë 2 gra rrëfejnë për mediat amerikane se Trump i ka ngacmuar seksualisht, akuzat të cilat ai i mohon duke paralajmëruar për masa ligjore.

E përditshmja New York Times  ka cituar dy gratë të cilat akuzojnë  se kandidatit  i ka ngacmuar në një avion dhe në  një ashensor në Kullën Trump.
Në rastin e parë bëhet fjalë për një 74 vjeçare e cila është shprehur se Trump e ka ngacmuar 30 vite më parë në një avion.

Ndërsa gruaja e dytë rrëfen se manjati i pasurive të paluajtshme e ka ngacmuar seksualisht në një nga ashensorët e Kullës Trump. Krahas tyre janë edhe dy gra të tjera mes tyre dhe mis Washington 2013 të cilat bëjnë  të njëjtat akuza.

Pas publikimit të lajmit zëdhënesi i fushatës së kandidatit tha se artikulli i New York Times është i rrezikshëm dhe një gënjeshtër.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)