Telat ‘merimangë’ të energjisë elektrike, Balla: Janë rrezik për banorët, fenomeni duhet zhdukur

Telat ‘merimangë’ të energjisë elektrike, Balla: Janë rrezik për banorët, fenomeni duhet zhdukur

Taulant Balla

Lidhjet e telave të energjisë elektrike, si rrjetë merimangash të pranishme në të gjitha zonat urbane të vendit, konsiderohen shqetësuese për kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Duke inspektuar punimet për rikualifikim urban në Patos deklaroi se telat merimangë janë kthyer në shqetësim për komunitetet e banorëve.

"Ajo që na duhet në një fazë tjetër, është historia e telave. Kjo s'varet nga ju, ne duhet të vendosim rregull ndaj kompanive. S'mund të vi çdo kompani e të vendosi kabull dhe është bërë pallati me si garë cirku", u shpreh Balla.

Pa dhënë detaje, apo afate se kur do të nisin diskutimet për sistemin e tyre, Balla tha se shqetësim është fakti se nga këto tela elektrikë rrezikojnë të miturit.

"Bashkia duhet të vërë një kusht, të gjitha subjektet të kenë në vëmendje këtë fenomen. Kam hallin e fëmijëve. Shiko sa bukur është pamja dhe shiko këto. Kjo është në të gjithë Shqipërinë", tha Balla.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata