Gazetarja Adelajda Xhamani, ish-banore e Big Brother 2, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Ajo është gjetur e pajetë në banesën e saj. Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta i gazetares dhe ish- banores së “Big Brother Albania”, të ketë qenë një atak kardiak, gjithashtu mësohet se Xhamani vuante nga epilepsia, pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Sipas policisë, trupi i pajetë i gazetares është gjetur rreth orës 05:10 të mëngjesit në banesën e saj, në rrugën e "Thesarit", ku ajo jetonte e vetme. Ka qenë një telefonatë e shoqes së Adelajdës në shërbimin e urgjencës së Tiranës, se gazetarja kishte probleme shëndetësore. Vetë gazetarja i kishte telefonuar më herët duke i kërkuar ndihmë pasi kishte probleme me frymëmarrjen. 

[gallery]24465[/gallery]

pallati ku banonte adeljada
(Kompleksi pallateve ku banonte Adelajda Xhamani)

banesa ku jetonte adeljada
(Apartamenti ku jetonte Adelajda Xhamani)

Gazetarja 31- vjeçare ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”. Po ashtu, ka prezantuar emisionet e saj në formate “soft” në televizionin Vizion Plus, News 24 dhe TVSH. Adelajda ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në këtë qytet.

Trupi i pajetë i gazetares ka qëndruar për disa orë në morgun e kryeqytetit ku janë kryer procedurat e eksprtizës e cila pritet të nxjerrë shkaqet se përse u shkaktua ataku kardiak. Më pas trupi është marrë nga familjarët për tu dërguar në Kavajë atje ku jetonte familja e saj qytet në të cilin do të kryhet edhe ceremonia mortore.

adelajda njoftimi vdekjes
Kavajë, njoftimi i vdekjes së gazetares Adelajda Xhamani

familjaret
(Familjarët e Adelajda Xhamani në QSUT)

Lajmet minutë pas minute

Ora 11:20 Fqinjët për Report Tv: Vdekjen e mësuam nga lajmet
Jashtë kamerave fqinjët e Adeljadës shprehen se e njihni vetëm për fytyrë dhe ajo jetonte aty prej disa kohësh me qira, por vdekjen e saj e kishin mësuar vetëm nga lajmet.

Ora 11:10 Adelajda jetonte vetëm, i telefonoi shoqes
Gazetarja Adelajda Xhamani jetonte vetëm në një apartament pranë rrugës së Thesarit, te zona e Freskut në Tiranë. Telefonata e saj e fundit ka qenë me një një nga shoqet, pak minuta para se të ndërronte jetë. Ish-banorja e Big Brother i ka kërkuar ndihmë pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ka qenë pikërisht shoqja ajo që ka njoftuar shërbimin e urgjencës. Adelajda është gjetur pa ndjenja në banesë. Pavarësisht transportimit me urgjencë drejt QSUT, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë. 

Ora 11:00 Trupi i pajetë merret nga familjarët
Trupi i pajetë i gazetares ka qëndruar për disa orë në morgun e kryeqytetit ku janë kryer procedurat e eksprtizës e cila pritet të nxjerrë shkaqet se përse u shkaktua ataku kardiak. Më pas trupi është marrë nga familjarët për t'u dërguar në Kavajë atje ku jetonte familja e saj qytet në të cilin do të kryhet edhe ceremonia mortore.

Ora 10:50 Gazetarja nuk kurohej nga epilepsia
Edhe pse vuante nga epilepsia, mësohet se gazetarja Adelajda Xhamani nuk kurohej për problemin shëndetësor. Kjo bëhet e ditur nga të afërmit e saj të cilët mohojnë që gazetarja të përdore medikamente mjekësore.

Ora 10:40 Të afërmit: I ra të fiktë një vit më parë
Janë të afërm të Adeldajës të cilët bëjnë të ditur se Adelajda Xhamani kishte kaluar gjendje të fikëti një vit më parë. 

Ora 10:30 Trupi i pajetë i Adelajdës në morgun e QSUT
Trupi i pajetë i Adelajda Xhamanit ndodhet në morgun e QSUT. Përpara QSUT ndodhen familjarët si dhe miq e bashkëpunëtorë të gazetares. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, ajo do dërgohet drejt Kavajës aty ku edhe banon familja e saj. 

Ora 10:20 Shkak për vdekjen, arresti kardiak
Një arrest kardiak dyshohet t'i ketë marrë jetën gazetares, Adelajda Xhamani. Ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të saktësuar shkakun e vjdekjes, policia bën të ditur se gazetarja vuante nga epilepsia, çka dyshohet të ketë agravuar problemet shëndetësore të Adelajdës.

Ora 10:10 Adelajda, ish-banore e BB punonte si gazetare prej disa vitesh
Adelajda Xhamani, ish-banore e "Big Brother 2", punonte prej disa vitesh si gazetare në median vizive dhe shypin e shkruar. Ajo ka marrë pjesë edhe në reality-shown Big Brother Albania ku ra në sy për karakterin e saj të veçantë. Nga mësuese në Kavajë, Adelajda u bë pjesë e botës së medias. 

Ora 10:00 Policia: Ndërron jetë Adelajda Xhamani
Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor.

[gallery]24460[/gallery]

Redaksia Online
d.t-l.q/Shqiptarja.com