Telefonata e fundit e Elenës
pasi u kthye në Portin e Durrësit
Report Tv zbardh detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe taksisti Bujar Agalliu. 23-vjeçarja ka pritur rreth 60 minuta në Portin e Durrësit, pasi është kthyer nga polici kufitar, në përpjekje për të hipur në traget. E reja ka kryer check-imin në Portin e Durrësit në orën 20:12 dhe ka pritur në radhë për kontroll.
Report Tv zbardh detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe taksisti Bujar Agalliu. 23-vjeçarja ka pritur rreth 60 minuta në Portin e Durrësit, pasi është kthyer nga polici kufitar, në përpjekje për të hipur në traget.
Report Tv zbulon se e reja ka hyrë në Portin e Durrësit në orën 19:57, ka kryer check-imin në orën 20:17 dhe ka pritur në radhë për kontroll, ndërsa trageti do nisej në orën 22:00. Gjithashtu,
Report Tv ka siguruar edhe biletën e udhëtimi që kishte prerë Elena Avdillari për në Bari.
(Check-imi i kryer në Portin e Durrësit nga Elena Avdillari)(Bileta e udhëtimit për në Bari)Në momentin kur do t’i nënshtrohej kontrollit në terminal, Elena Avdillari kthehet nga polici kufitar. Gjatë kësaj pritje në terminal, ajo ka telefonuar vëllain e saj në Tiranë, të cilit mësohet se i ka rrëfyer atë që i kishte ngjarë në Portin e Durrësit. Ajo ka pritur rreth një orë në Port me shpresë se do hipte në traget për të udhëtuar në drejtim të Barit, për ku edhe kishte prerë biletën.
Pasi nuk ia del të kalojë në Port, e reja merr taksinë me drejtues Bujar Agalliun me të cilin niset në drejtim të Tiranës rreth orës 22:00, dhe në orën 22:46 minuta ka ndodhur aksidenti me vdekje në Maminas, pasi taksia u godit nga pas nga një "Benz" me drejtues Fatjon Zhaborjen, 32-vjeç, dhe për rrjedhojë u përplas me bordurat e një pike karburanti. I vëllai i viktimës nuk është marrë ende në pyetje nga grupi hetimor për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, ndërsa pritet të pyetjet orët në vijim.
12 herë në Itali gjatë vitit 2017, u kthye dy herë në Rinas në janar 2018Një burim pranë policisë ka thënë për
Report Tv se Elena Avdillarit i ishte refuzuar kalimi drejt Italisë edhe dy herë të tjera gjatë muajit janar të këtij viti, në datat 5-10 janar, pasi ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Rinasit. Shkak për refuzimit e udhëtimit drejt Italisë janë bërë hyrje-daljet e saj gjatë vitit 2017-ë në Itali, plot 12 herë. Kjo ka ngjallur dyshime te autoritetet italiane të cilët i kanë kërkuar homologëve shqiptarë të verifikojnë aktivitetin e të resë, për shkak se kishte shelur afatet e Shengen dhe Policia Italiane ka sjellë një dokument për dyshimet e hyrjes së Avdillarit në Itali. Për këto arsye, policia kufitare ka kthyer 23-vjeçaren në Portin e Durrësit mbrëmjen 21 shkurtit.
Benzi me 140 km/h, Policia po e heton ngjarjen si aksidentPolicia ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Prokurori dosjen e aksidentit. Burime nga grupi hetimor e kanë klasifikuar aksidentale ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari taksisti Bujar Agalliu. Policia ka kontrolluar sistemin TIMS, por edhe kamerat e sigurisë në Portin e Durrësit dhe 23-vjeçarja nuk ka patur njohje me Fatjon Zhaborjën. Edhe me Dardan Gjekën Avdillari nuk rezultoi të kishte njohje.
Nisur nga ky fakt, policia e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale dhe shkak për përplasjen shpejtësinë e lartë, më shumë se 140 km në orë e makinës "Benz", mungesa e ndriccimit, por edhe lagështira në rruga. Dyshohet që në automjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, Fatjon Zhaborja.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15