Një telefonatë e mbërritur në policinë e Vlorës, alarmoi autoritetet, të cilët ngritën pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër pas raportime se një person është qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, policia e Vlorës nisi kontrollet në disa zona të qytetit për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, ka qenë vetëm verifikim i një personi, por është mohuar që të ketë pasur të shtëna me armë.