Telefonata,Tsipras-Ramës:
Minoriteti kusht për integrimin

Telefonata,Tsipras-Ramës:<br />Minoriteti kusht për integrimin
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek Alexis Tsipras. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek, iniciativa për bashkëbisedimin telefonik ishte e kryeministrit Rama.

Sipas njoftimit që ka bërë zyra e shtypit e kryeministri grek, “të dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe për të mirën e dy popujve dhe të zonës në tërësi".  

Kryeministri grek ka theksuar se ai është i përqendruar në këtë objektiv. Por ai ka theksuar se veprimet e kohëve të fundit dhe deklaratat nacionaliste nga pala shqiptare po minojnë klimën e besimit të ndërsjellë që është i domosdoshëm për marrëdhëniet dypalëshe.

kryeministri Tsipras ka nënvizuar nevojën e hapave konkretë drejt bashkëpunimit dypalësh, për të cilat Greqia ka ndërmarrë disa iniciativa.

Në fund kryeministri i Greqisë theksoi se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek përbën çështjen thelbësore të marrëdhënieve dypalëshe, por është edhe kushti kryesor për ecurinë europiane të Shqipërisë.

Ky bashkëbisedim vjen pak pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Himarën, Akropolin, apelin ndaj Greqisë që të hiqet Ligji i Luftës që është ende në fuqi nga shteti grek ndaj Shqipërisë, por dhe zgjidhjen që presin çamët për pronat në territoret jashtë kufirit.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kujtoi sërish Greqisë se Shqipëria s'do heshtë për çështjet e mbetura pa zgjidhur mes dy vendeve.

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të diasporës, Rama tha se problemet mes Tiranës dhe Athinës vijnë për çështje të cilat sipas tij s'mund të anashkalohen. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar