![]()
Presidenti ukrainas Zelensky foli sot në telefon me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe i kërkoi asaj të përgatiste një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë – e cila do të ishte e teta, nga Bashkimi Evropian.
Sipas Zelensky, është e nevojshme që BE të zbatojë një ndalim të vizave për qytetarët rusë - një masë për të cilën aktualisht nuk ka marrëveshje midis vendeve të ndryshme të BE-së.
Zelensky tha gjithashtu se ai kishte koordinuar me von der Leyen "hapat për të kufizuar fitimet" në Rusi nga shitja e naftës dhe gazit.
Lajmi kryesor:
Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Moska, sulm vendimtar mbi energjinë kundër evropianëve! Peskov: Një stuhi e madhe globale do të fillojë










