Telefoni juaj do t’ju ‘turpërojë’ pa pikë mëshire, ja si ju nxjerr zbuluar (Video)

Telefoni juaj do t’ju ‘turpërojë’ pa pikë mëshire, ja si ju nxjerr zbuluar (Video)

Foto ilustruese

Ditën e djeshme “Apple” tre modelet e rinj të iPhone, siç janë iPhone Xs, Xs Mac dhe XR si dhe ka njoftuar një rifreskim të sistemit operativ iOS 12. Në event u prezantuan gjithashtu edhe një ndryshim thelbësor në telefonin e të gjithë atyre që kanë në përdorim Iphone 5s dhe sipër.

Së pari, celulari juaj do të mund të zbulojë se sa kohë keni kaluar me të. Një opsion i ri ju lejon që në ekranin tuaj të shihni sesa kohë keni shpenzuar në telefon çdo ditë. Dhe nëse e keni tejkaluar masën e parashikuar do të 'turpëroheni'.

Së dyti, ju mund të programoni sesa kohë do të qëndroni në një program të caktuar, dhe për këtë celulari do t’ju njoftojë kur të jeni drejt fundit të kohës së planifikuar. Së treti, ju mund të krijoni “Memojis”, që janë praktikisht emoji të personalizuara. Dhe së fundmi, ju do të jeni në gjendje të komunikoni me mbi 3 persona në “Facetime” në të njëjtën kohë.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini