Përgjimi i telefonit celular ka tradhtuar drejtuesit e trafikut të drogës nëpërmjet avionit të kapur këtë fillim jave nga policia italiane. Mediat italiane pohojnë se banda është e përbërë nga më shumë se 4 persona, aq sa është deri më tani numri i të arrestuarve.
Hetimet janë drejtuar nga prokurori italian Antonio Rinaudo, i cili ka firmosur 4 urdhër arreste, ndërsa konfirmon se drejtuesit e vërtetë të trafikut fshihen në Shqipëri, fakt për të cilin prokurori italian ka njoftuar autoritetet shqiptare.
Sipas hetimeve të deritanishme, dy shqiptarët e arrestuar Maksim Llanaj e Fitor Alliaj kujdeseshin duke mbajtur kontaktet me grupin në Shqipëri, që të siguronin drogën dhe të gjenin një vënd të përshtatshëm për uljen e avionit model "Ultraleggero dynamik".
Por si kryhej ky transport i drogës?
Përgjimet kanë nxjerr në pah se korrierët shqiptarë njoftonin italianët Pasquale D’Ambrosio dhe Rosario Campisi se droga është gati, e më pas nga aeroporti turistik i Gatinnas në zonën e Vercelit avioni fluturonte drejt Shqipërisë.
Ende nuk është zbuluar se në cilën zonë ulej avioni, por mediat italiane konfirmojnë se pasi merrte drogën ai fluturonte mbi Adriatik bënte një ndalesë në Leçes e më pas udhëtonte sërish drejt Gatinnas ku shkarkonte drogën.
Ku shtrihej ky grup dhe si tregtohej marjuana e trafikuar nga shqipëria me avion?
Restoranti i njohur La Noce në një nga zonat e turizmit elitar në Bavena të Italisë i cili është në pronësi të 58 vjeçarit tashmë të arrestuar Pasquale D’Ambrosio dyshohet se ishte dhe qëndra e shpërdarjes së drogës.
Frekuentimi i këtij ambjenti luksoz nga të rinjtë si dhe turistët e huaj kishte rritur ndjeshëm konsumin e drogës çka sipas hetuesve kishte bërë që ky grup të planifikonte trafikimin e drogës me avion në sasi të mëdha.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO