Kur aplikacioni i famshëm i mesazheve, WhatsApp pati një black-out një javë më parë, rreth 5 milion njerëz  u regjistruan dhe nisën të përdorin një aplikacion tjetër të ngjashëm: Telegram.

Ky aplikacion kapi majat e klasifikimeve në shumë vende në botë dhe sot është në krye të renditjes në 46 shtete, nga Gjermania në Ekuador. Në SHBA dhe në shumë vende të tjera, ky aplikacion është i pari, përpara Facebook, WhatsApp apo Kik.

Por, ka diçka ndryshe rreth Telegram. Ngjitja e tij në renditje nuk është vetëm falë problemit të WhatsApp-it apo blerjes së tij nga Facebook.

I ndërtuar nga vëllezërit Durov, në Rusi, Telegram është sherbimi i mesazheve që kombinon shpejtësinë e WhatsApp me masa tepër të avancuara të sigurisë.

Telegram ka shumë ngjashmëri me WhatsApp në pamje dhe përdorim, por ai ka një shpejtësi dhe siguri më të lartë. Ai është aplikacioni i mesazheve më i shpejtë dhe më i sigurt në botë.

Zhvilluesit e këtij aplikacioni kanë aq besim në sigurinë e Telegram, sa kanë ofruar 200,000 $ për çdokënd që mund të thyejë sistemin e tij të sigurisë.

Kjo është shuma më e madhe e ofruar për gjetjen e problemeve në  kode.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)