Merr një tjetër kthesë telenovela ‘Babale’. Deputeti i PD, Ervin Salianji, një ditë para se të paraqitet në prokurori, ka publikuar mbëmjen e djeshme përgjime të reja të Prokurorisë, ku sipas tij, Fredi Alizoti përmend gjatë bisedës telefonike se do takojë një person me emrin Taulant, i cili është me origjinë nga Librazhdi. Sipas Salianjit, fjala është për kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili pretendohet se ka takuar kunatin e "Babales". Alizoti është bashkëbiseduesi me numrin e telefonit 091 në fund, i cili bisedon me numrat 069xxxx771 dhe 069xxxx700. Këta dy numra sipas deklaratës publike në deputetit Taulant Balla në një televizion kombëtar janë të Sali Lushës dhe Avdyl Gjomakaj, dy persona të lidhur ngushtë me lidershipin e Partisë Demokratike.
“Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policisë Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund t’i shohë vetë dokumentet zyrtare të prokurorisë”, thotë Salianji. Fredi Alizoti thotë gjatë bisedave telefonike se ka marrë një pako të mirë në Fier dhe se po priste të takonte Taulantin, i cili, sipas asaj që i ka thënë një person tjetër, është shprehur:"hap gojën sa do..." Gjithashtu, në një pasazh tjetër të transkripteve të Prokurorisë, Alizoti thotë në përgjime se kishte marrë një pako të mirë dhe po priste të vinte dhe ta merrte drejtori i policisë së Fierit.
Dy gabimet në dokumentet e Salianjit
Dokumentet e bëra publike nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ku janë transkriptet e bisedave telefonike të pretenduara midis Fredi Alizotit dhe disa personave të tjerë kanë dy gabime paksa të çuditshme. Deputeti Salianji ka deklaruar se këto dokumente janë pjesë e dosjes zyrtare të hetimeve të prokurorisë për çështjen “Babale”, por në to ka disa gabime paksa të rënda që nuk i shkojnë për shtat një dokumenti zyrtar. Fillimisht bie në sy që në kokën e të treja fletëve të dokumentit ka diçka që nuk shkon.
Mbi çdo dokument shtetëror shkruhet lart në qendër “REPUBLIKA E SHQIPERISE”, çka është edhe këtu, por ka ngjitur të shkruar direkt një prapashtesë “re” dhe pas një hapësire një fjalë në anglisht “please”. Pra mbi këto dukomente që ka publikuar Salianji shkruhet “REPUBLIKA E SHQIPERISEre please”. Kjo frazë është larg të qenit gabim ortografik dhe nuk dihet se për çfarë arsye është aty. Po kështu në një nga faqet e transkripteve tjetër numër është shkruar në dokument se është përgjuar dhe tjetër numër është në vazhdim në përgjime. Më konkretisht shkruhet në kartelë që po bisedojnë +091 me +700 dhe në transkript është biseda midis +091 me +771 dhe vetëm nga fundi fillojnë bisedimet me +700.
Përgjimet e publikuar nga Salianji
Biseda e datës 29.05.2017, ora 16:53, telefonuesi me numrin *771 (Sali Lushaj) kontakton Fredi Alizotin me numër *091 dhe zhvillohet kjo bisedë:
Alizoti: O vlla.
Lushaj: Hë ça bone?
Alizoti: Ça do bëj ja me atë shokun nga Librazhdi…Dëgjo mua…
Lushaj: Hë?Alizoti: Nuk dua vllai se je njëri i mirë dhe kemi të gjitha edhe kam respekt deri në vdekje…ej…
Lushaj: Po?
Alizoti: Po shikoj këndej nga krahu tjetër unë se është diçka dhe do takojmë Taulantin tani.
Lushaj: Ani, hajde takomë vlla.
Alizoti: Jo ta them me shpirt, nuk dua ta…prandaj të kam marrë në telefon se nuk ma fut dot njeri mua vlla ore- jam me këtë çunin prandaj të mora në telefon të ha në besë, mos ta dëgjon në darkë ose nesër, ke parasysh.
Lushaj: Ani..
Alizoti: Hajd.
Biseda e datës 29.05.2018 ora 17:12, Alizoti i telefonon një personi me numër *700 dhe zhvillohet kjo bisedë:
Alizoti: Alo
Avdyl Gjomakaj: Alo
Alizoti: E vlla.
Avdyl Gjomakaj:Hë mo vlla, ça bën ti?
Alizoti: Jam me një shok po pres, ça bën ti?
Avdyl Gjomakaj:Hiç vlla, ja kam pak punë deri në Durrs.
Alizoti: O vlla.
Avdyl Gjomakaj: Hë?
Alizoti: Fola dhe me Salën, kupton, thashë mos të ngelet qefi dhe mos të ha në besë kupton.
Avdyl Gjomakaj:Fol.
Alizoti: E po pres të vi Taulaunti tani.
Avdyl Gjomakaj: Kush?
Alizoti: Taulanti, Taulanti.
Avdyl Gjomakaj: Cili?!
Alizoti: Taulanti, Taulanti.
Avdyl Gjomakaj: Krahi i kundërt eee?!
-Biseda e datës 29.05.2018, ora e papërcaktuar, Alizoti telefonon Lushajn dhe zhvillohet kjo bisedë:
Lushaj: Hajde, kur të vish flasim.
Alizoti: E kur të vij, ej, të mora se bëra një muhabet, shoku im nga Librazhdi kupton? E ke parasysh?
Lushaj: Po po mirë vlla kur të vish ktu.
Alizoti: Kishte folur me atë mimun ai tha aman ku është ore i tha ai e kam unë s’dua të dali, tha ai, i kishte thënë ai hap gojën sa do i kishte thënë ai.
Lushaj: Po a je marr vesh tashi, ku janë vlla?
Alizoti: Ee?
Lushaj: A ke fol ku janë?
Alizoti: Asjgë fare, ej, më vdektë plaka ej, nuk bëhen kto muhabete vlla, asgjë.Lushaj: Jo jo, unë flas me djalin.
Alizoti: Sa di ti di dhe unë, ej jam i mërzitur shumë vlla, jam i stresuar.
Lushaj: Hajde hajde kur të vish këtu flasim…
-Bisedë e kryer më datën 1.06.2018 në orën 17:20 mes Fredi Alizotit dhe numrit të telefonit *700 dhe zhvillohet kjo bisedë:
Alizoti: O vlla ça po bën e?
Avdyl Gjomakaj:Hiç.
Alizoti: Ej, mbaroi ky muhabet.
Avdyl Gjomakaj:Mirë boll e vla ça të them vllai?!
Alizoti: Dëgjo mua dëgjo, ej, për pesë minuta vjen më merr Drejtori i Përgjithshëm i Fierit, këtu pesë muhabete i ka bërë mora një pako të mirë.
Avdyl Gjomakaj: Ok lali.
Alizoti: Ej, do ta dëgjosh do ta dëgjosh.
Dokumenti i publikuar nga Ervin Salianji
Si e fundos veten ky amater
Përgjigju