Telenovela ‘Milan’ drejt fundit, gati
çeku i kinezëve për të mbyllur blerjen 

Telenovela ‘Milan’ drejt fundit, gati<br />çeku i kinezëve për të mbyllur blerjen 
Duke parë shtyrjen e afateve për blerjen e Milanit, që është kthyer në një telenovelë, pronarët e ardhshëm kinezë kanë nisur menjëherë nga puna për të siguruar çekun e radhës me vlerë 100 milionë euro për ta dorëzuar në arkën e Silvio Berlusconi.

Lajmin e kanë konfirmuar sot mediat italiane, që bëjnë me dije se kompania “Sino-Europe”, që do të ketë maxhorancën e Milanit, synon të mbyllë gjithçka brenda pak ditësh. Madje flitet se brenda datës 10 mars, do të mbërrijë në Milano edhe çeku me këstin e radhës.

Presidenti i “Sino-Europe, Yonghong Li, ka kërkuar që të përshpejtohen procedurat dhe të kryhet sa më shpejt shitja e kuqezinjve.

Derdhja e këstit të radhës prej 100 milionë eurosh duhet t’i japë fund kësaj telenovele dhe Milani të jetë 100% i kinezëve. Berlusconi dhe shoqëria e tij “Fininvest”, u ka kërkuar pronarëve të rinj që të derdhin edhe një çek tjetër prej 100 milionë eurosh në mënyrë që të arrihet marrëveshja mes palëve.

Duket se ky këst është i fundit dhe më pas do të caktohet një datë tjetër kur do të firmosen kontratat e ndryshimit të pronësisë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit