Televizioni Ora News
feston 5 vjetorin e krijimit

Televizioni Ora News<br />feston 5 vjetorin e krijimit
Sot, në ambientet e hotel Sheraton, televizioni Ora News ka festuar 5 vjetorin e krijimit të tij. Në mbrëmjen gala kanë qenë prezent shuam të ftuar të njohur, të botës së spektaklit dhe poltikës. Ndër të ftuarit janë pikasur edhe shumë nga ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Urimeve për 5 vjetorin e krijimit i janë bashkuar shumë politikanë.

“Urojë të vazhdoni punën tuaj si Ora” ka qenë urimi i Gramoz Rucit.

“Televizioni është në shërbim të shoqërisë dhe është dicka pa të cilin nuk mund të jetojmë dhe në këtë kategori bënë pjesë edhe Ora News. Plotëson një mungesë në shoqërinë shqiptare dhe mund të thuash që është një dritare e cila nuk i përket një krahu politik” është shprehur Ben Blushi.

“Ka kaluar një 5 vjecar i suksesshëm për ora news dhe në bazë të kësaj përfytyrohet nje tjetër 5 vjercar me të tjera suksese dhe me një punë të madhe. Edhe se në shumë gjëra të tjera jemi shumë larg botës së moderne, televizionet janë e vetmja fushë e cila është e drejtuar drejt modernes. Përfitoj nga rasti për të përshëndetur iniciatorin e këtij modernizimi, zotin Dritan Hoxha, i cili solli një frymë moderne në mediat shqiptare, rrugë kjo që u ndoq edhe nga mediat e tjera. Jam ndër ata që besojnë se pavarësisht se cili mund të jetë interesi i drejtpërdrejtë në kuptimin politik apo privat, mbrojtja e interesit publik është një shërbim shumë i mirë që i jepet nga media shoqërisë tonë” është shprehur kreu i PS, Edi Rama, i cili ka qenë i shoqëruar në këtë event nga bashkëshortja e tij. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse