Teliti: Fermerët të braktisur, zero mbështetje nga qeveria! Programi i PD për bujqësinë, shpëtimi për ata

Teliti: Fermerët të braktisur, zero mbështetje nga qeveria! Programi i PD për bujqësinë, shpëtimi për ata

Dorian Teliti, drejtori i kabinetit të Bashës, ka akuzuar qeverinë se nuk po mbështet bujqësinë dhe fermerët, një nga pikat kyçe të ekonomisë shqiptare. Teliti shkruan se ky sektor ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë dhe se qeveria nuk po e mbështet atë, edhe pse përfaqëson 20% të ekonomisë shqiptare.

Zgjidhjet për fermerët, Teliti i shikon me ardhjen në pushtet të PD, ku premton subvencione 100 milionë euro në vit për ta dhe 50 milionë euro të tjera investim për sistemet e ujitjes dhe kullimit.

Postimi i plotë

Ndonese bujqesia perfaqeson 20% te ekonomise shqiptare, ndonese ne kete sektor operojne mbi 350mije fermere te vegjel e te mesem, ndonese ne kete sektor jane te punesuar dhe te vetepunesuar mbi 460 mije persona, shperfillja e qeverise e ka demtuar ndjeshem kete sektor mjaft te rendesishem.

Fermeret po ballafaqohen me kosto tejet te larta dhe te paperballueshme te prodhimit, kosto te rritura mesatarisht me 30% per pjesen derrmuese te produkteve.

Duan te punojne fermeret shqiptare por qeveria nuk i subvencionon. U bene 7 vjet qe ato pak subvencione qe jepen nuk i shkojne drejtpersedrejti fermerit, per te nuk ka asnje qindarke, parate jane vetem per xhepat e nje grushti grumbulluesish te lidhur me deputetet e zonave.

Duan te punojne fermeret shqiptare por perballen me cmimin me te larte te karburantit ne rajon per mekaniken bujqesore, ngrohjen e serave te tyre, etj, cmim ky dy here me i larte se ne Maqedonine e Veriut.

Duan te punojne e te tregtojne produktet e tyre fermeret shqiptare, por shpesh here i hedhin ne kanal, pasi perballen me konkurencen e produkteve te importuara dhe subvencionuara fuqimisht nga vendet e rajonit (vendet e origjines).

Duan te punojne blektoret vendas, por sot mezi arrijne te tregtojne gjysmen e sasise se mishit krahasuar me vitin e kaluar, lidhur kjo edhe me mbylljen/reduktimin e aktivitetit te hoteleve dhe restoranteve.

Duan te punojne peshkataret, por mungesa e mjeteve financiare dhe e tregut ka shkaktuar renie prej 60% te xhiros te tyre.

Shqiptaret e duan punen, por edhe nje dore u duhet dhene.

Per Partine Demokratike sektori i bujqesise do te jete prioritetet gjate qeverisjes se saj.

Subvencione te drejtperdrejta 100 milione euro/vit per fermeret vendas (20 here me shume sesa jepet sot), 50 milione euro/vit investime te infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit, “nipti” i fermerit do te jete karta e tij e identitetit, ulje te cmimit te karburantit pasi te heqim taksen Rama prej 24 leke/liter, permiresimi i zinxhirit te sigurisë ushqimore, konkurenca e lire dhe e ndershme, do te jene shtyllat kryesore te shndërrimit te ketij sektori nga mbijetesa e sotme drejt nje sektori qe po e po mbulon kërkesën vendase, por edhe synon te eksportoje drejt vendeve te rajonit e me gjere.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 10/08/2020 18:58

    C'fardo qe te thuash,sado here qe te dalesh ne ligjerim publik ,,,e ke te kote z.Teliti. Bemat dhe gjemat e para-ardhesve te tu me ekonomine dhe shtetin e shqiptarve t'e kane vene edhe ty damken e genjeshtarit mashtrues. Ne stanin tuaj fjala e ka humbur krejt funksionin e saj.Edhe fjala eshte e perdhunume prej stanit tuaj,,,jo pak,tridhjete vite. Te fala babaleve,Telito.

    Përgjigju
  • Iris: 10/08/2020 02:21

    Uau,100 milion/cdo vit subvencione dhe 50 milion investime!Pse nuk thua qe jemi ne G7,me me te pasurit e botes dhe nuk e paskeshim ditur?!

    Përgjigju
  • O tej: 09/08/2020 23:39

    Shko mor buf pulash

    Përgjigju
  • mond: 09/08/2020 22:53

    probleme ka si kudo dhe ne bujqesi,por PD nuk ka piken e aftesise per tu bere e besueshme,menyra si flasin, argumentat qe japin, etj nuk ngjitin fare, ne cdo premtim nuk bindin, do japim, do japim, dhe perfundon me ...do heqim , do heqim, si mund te besohen keto edhe do heqin taksa dmth me pak te ardhura edhe do shtojne subvencionet dmth me shume shpenzime, se nga do dalin ???? do i besoja nqs flisnin me shifra konkrete per buxhetin real te bujqesise se si mund te administrohet me mire per rezultate me te prekshme, sepse 150 mln kollaj jepen por nga do ti heqesh ? ne cilin sektor nuk ka nevoje per ato 150 mln? rruget , arsimi, shendetesia, pensione, energjia etj etj.

    Përgjigju
  • Fshatari: 09/08/2020 19:45

    O Telito ju te ekzekutoni jo te shpetoni,Telito tregojani popullit me ç far parash shefi yt qe dote shpetoj fermeret bleu 4 vilat dhe maqinen luksoze te viteve te fundit.

    Përgjigju
  • Pjeter: 09/08/2020 18:18

    Ja zgjigja,eh ca ti besh qe tani nuk esht pd -ja ne pudhte o dreqi ta haje,kur te marti pushtetin pd-ja fermeret luxi do i kapi,aq sa nuk do dalin fare nga shpia,shalqini,domatet,kastraveci do bohen vet,sidomos kastraveci,ate e ka shum merak PD-ja,.Po si kur te bosh na njo or vrap ne dite o Telit si thu? Jo per gje,por duket qe dhjami te osht ngjit deri ne veshe.

    Përgjigju
  • Tosi: 09/08/2020 17:48

    Doli me ne fund Famulltari i Dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri. Po mire mor hunderr po ju ishit 8 vjet ne pushtet ku i cuat milionat, pse nuk investuat per bujqesine atehere apo ishit te zene me investimet ne Republiken e Lazaratit me president Flamur Herman Geringun. Po pse ja qani hallin kaq shume sot bujqesise apo nuk po shihni me plantacione me kanabis, mor hajmutet e dutit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik