Moti në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqendruara në lindje.
Paqendrueshmëria e motit do të rikthehet ditën e martë kur parashikohet dendësimi i vranësirave si dhe reshje të dobta në veri e qendër të vendit.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe prej të hënës do të kthehet nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.
Komento