Sot pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e jug të vendit.

Temperaturat maksimale arrijnë në 32 gradë celcius.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore - malore në lindje jug do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, si dhe shtrëngata të izoluara gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era, e lehtë pritet të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.