Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme këtë të premte, 18 shtator. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Nga mesdita deri në orët e pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje të izoluara dhe të dobëta shiu në orët e mesditës.
Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina do të arrijë deri në 8 m/s.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.










Komente
Komento