Kryeministri Edi Rama njoftoi në Kuvend se kanë nisur kontaktet me Këshillin e Europës për hartimin e një ligji të ri për pagat në sistemin e drejtësisë.

“Ligj të ri për t’i dhënë fund kësaj historie, e cila e ka zanafillën në atë moment kur, në bërjen e reformës, nuk u përcaktua koha se kur piramida do të balancohej dhe nuk u tha qartë që juve do të merrni këtë tani nga taksat, shumë më tepër se gjithë të tjerët, se reforma kërkon që të bëni sakrificë, por kjo s’do të jetë rritje permanente: sa herë rriten të tjerët, rriteni edhe ju, se do të krijonim shtetin e parë në botë.

Më sillni në 2 mijë vjetët e fundit një sistem ku gjykatësit kanë qenë mbi të gjithë. Nuk ndodh, është nonsens.

Kur flas për ligjin e ri, ne kemi nisur kontaktet me atë komisionin për eficiencën e drejtësisë dhe i kam takuar këta që i kishit ju në komision, sepse kërkuan takime dhe ne organizuam takime. Jemi të angazhuar të bëjmë ligj të ri. Kjo historia ‘sa herë rritet një pagë atje, të rritet edhe këtu’ duhet të marrë fund", tha Rama. 

Lajmi nw pwrditwsim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:41
Pagat e magjistratëve/ Me 84 vota pro, miratohet pr/ligji i PS, rritje sa 2% e pagës së Presidentit! Rama ngre kartonin jeshil, Berisha mungon

Me 84 vota pro, miratohet pr/ligji i PS për pagat e magjistratëve! Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Ora 01:11
‘Jep dorëheqjen’, Rama i kujton Tabakut masakrën e 21 janarit: Sot protestohet në të njëjtin bulevard ku janë vrarë e plagosur qytetarë

Protesta e qytetarëve solli një tjetër përplasje në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Ajo i kërkoi Ramës të dëgjojë protestuesit që, sipas saj, prej 110 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij. 

Kryeministri iu përgjigj duke kujtuar 21 Janarin, kur katër protestues u vranë në bulevard, dhe tha se sot qytetarët protestojnë në të njëjtin vend pa u cenuar. Rama ironizoi edhe opozitën, duke e quajtur “sëmundje ngjitëse e humbjes kronike”.

“Kur t’i kesh 110 ditë poshtë derës protestuesit e të thuash ‘na përzënë ne’... Provo njëherë, dil atje, se kanë provuar këta të tutë dhe i kanë tërhequr zvarrë. Së dyti, në vend që t’i dëgjosh e t’i marrësh si këmbanë alarmi ato që kërkojnë njerëzit atje, sillesh përsëri me të njëjtën arrogancë që i ka sjellë ata njerëz të dalin atje në shesh. Sot ka një thirrje të qytetarëve dhe thirrja është: ‘Rama, jep dorëheqjen!’ Dëgjoje, meqenëse dëgjon turmën, edhe zbato kërkesat e tyre", tha Tabaku. 

“Zonja Tabaku, ju nuk ishit kur unë bëra replikën për gjithë përsëritjet tuaja, me trupin që drithërohej, për ‘100 ditë protesta, 100 ditë protesta’, dhe dua t’jua përsëris edhe kështu në sy. Kur qytetarët protestojnë poshtë dritares së qeverisë, quhet demokraci dhe kur e bëjnë këtë pa u hyrë gjemb në këmbë, quhet krenari. Aq më tepër kur e bëjnë në po atë bulevard ku janë vrarë dhe janë plagosur. Por kur qytetarët që protestojnë i thonë opozitës dhe juve personalisht ‘largohu’, atëherë është një sëmundje ngjitëse që ajo protestë nuk e do. Dhe nuk kanë faj, sepse ju jeni një sëmundje ngjitëse e humbjes kronike. Kush ju afrohet, humb, humb, humb.”

Ora 01:00
Rama: Detyra e Kushtetueses të mos na lejojë të ngremë dorën gabim, por jo si ta ngremë dorën

Rama: Detyra e GJK të mos na lejojë të ngremë dorën gabim, por jo si ta ngremë dorën

“Kuvendi t’i japë mesazh kujt? Detyra juaj është të mos lejoni që ne ta ngremë dorën gabim, por ne t’ju themi që ju s’na e thoni dot kurrë se si ne ta ngremë dorën. Këtu s’ka sfidë, as presion, as gjë tjetër. Po ju kujtoj diçka tjetër.”

Ora 00:53
Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje!

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje!

“Kemi rritur pagat e magjistratëve në mënyrë stratosferike për normat dhe nivelin e pagave tona, me vullnet të plotë dhe me arsyetimin se një reformë në drejtësi dhe nevoja për të vendosur në barrikadën e drejtësisë së re një grup magjistratësh të motivuar e bënte të domosdoshme. Kështu, ne kemi prishur piramidën e pagave.

Me cilën logjikë ju kërkoni, dhe kushdo tjetër kërkon, që sa herë të rriten pagat këtu, të rriten edhe te ju? Të thuash që mua më ulet paga pse nuk më rritet edhe mua, ndërkohë që unë jam në nivelin këtu, mbi piramidën, dhe të thuash ‘sa herë u rritet të tjerëve, do të më rritet edhe mua, se më cenohet cilësia e jetës’, është lajthitje.

Pikërisht për arsye se pushteti legjislativ është i pavarur, çdo kushtetutë demokratike ka përcaktimin: paga e gjyqtarëve nuk mund të ulet. Pse? Sepse Kushtetuta ka parasysh tensionin që krijohet mes pushteteve.”, tha Rama.

Ora 00:46
Pagat e magjistratëve/ Rama: Kushtetuesja është arbitër, nuk mund ta marrë topin e të gjuajë penalltinë! Nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Kryeministri Edi Rama foli në kuvend për pagat e magjistratëve. Rama tha se është e pabesueshme që përfaqësues të një pushteti të pavarur heqin dorë nga kompetencat e tyre për shkak të përplasjes me një pushtet tjetër. Rama tha se Gjykata Kushtetuese ka kompetencën të konstatojë shkeljet e Kushtetutës, por jo t’i përcaktojë Kuvendit formulën që duhet të miratojë.

“Është e pabesueshme se si përfaqësues të një pushteti të pavarur, vetëm për shkak të inatit me palën tjetër, dorëzojnë pushtetin e tyre.

Gjykatës Kushtetuese i përket kompetenca për të interpretuar normat. Me fjalë të thjeshta, Kushtetuesja është arbitër. Ajo s’mund të ndajë lojën, mund të konstatojë shkeljen, por nuk mund ta marrë topin dhe të thotë: ‘Topi është imi, penalltinë do ta gjuaj unë’.

Kushtetuesja, si një pushtet tjetër i pavarur, është e pavarur prej nesh këtu si pushtet ligjvënës dhe është e pavarur prej nesh si pushtet ekzekutiv, për të na treguar se kur e ngremë dorën gabim. Por nëse ne e ngremë dorën gabim dhe Gjykata Kushtetuese na thotë ‘me këtë ngritje dore u shkel kjo normë’ dhe kjo normë rrëzohet, Kushtetuesja nuk mund t’i thotë kurrë Kuvendit se si duhet ta ngrejë dorën.”