Edhe gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Sipas Meteoalb, masat ajrore të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore do të diktojnë kthjellime dhe temperatura të larta gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat malore duke gjeneruar dhe rrebeshe shiu.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30-35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.