TIRANË- Temperaturat në kryeqytet kanë rënë nën zero. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë thirrje që qytetarët të cilët shohin persona të pastrehë apo kanë ndonjë emergjencë, të telefonojnë numrin 112 ose të kontaktojnë Qendrat Sociale.
Veliaj bën thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi fundjava parashikohet me temperatura të ulëta nën zero dhe me reshje dëbore.
"Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta❄️, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë???? apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112☎️ ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.