Kryeministri holandez më 10 nëntor në Shqipëri, Rama: Do rikonfirmojë mbështetjen për hapjen e negociatave

New York- Kryeministri holandez, Mark Rutte më 10 nëntor do të vizitojë Shqipërinë. Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij, ndërsa shkruan se Rutte do të rikonfirmojë mbështetjen e Holandës për hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.

"Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian", shkruan Rama.

Prej datës 18 shtator, kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merr pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pritet që ditën e sotme rreth orës 21:00 të vendit tonë, Rama të mbajë fjalën.

Në qershorin e këtij viti, ministrat  jashtëm të vendeve anëtare të BE-së nuk mundën të caktojnë një datë një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndërkohë që Holanda për herë të parë ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në vendet e unionit me argumentin se vendi ynë ka përparuar mjaftueshëm për të filluar bisedimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
New York/ Rama në zyrat e kompanisë Pfizer, takon drejtorin ekzekutiv: 1 vit më parë, na mundësoi nisjen e vaksinimit anti-COVID përpara të tjerëve në rajon

Pfizer ishte kompania që na mundësoi 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID duke sjellë dhe nisjen e vaksinimit në vendin tonë.

Sot kryeministri Edi Rama ka shkuar në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, ku ka takuar drejtorin e saj ekzekutiv Albert Borula. Teksa ka publikuar një foto me Borulën Rama shkruan se një vit më parë ai i mundësoi vendit tonë nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, shkruan Rama.

Aktualisht janë vaksinuar rreth 1, 6 milionë qytetarë dhe parashikohet që në fund të pranverës të jetë vaksinuar gjithë popullsia. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.    

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zoica e Bija e Nazmies: 24/09/2021 17:11

    Duket qe alibia e te ashtuquajtures "Veto Bullgare"do ti qendroje kohes te pakten deri nga mesi i vitit te ardhshem , pasi qe te perfundoje sezoni elektoral ne Europe. deri atehere do te ndodhin edhe paradokse si keto , psh qe Kryeministrat e Hollandes, apo Danimarkes apo Frances te deklarohen fuqijshem ne favor te integrimit te SHqiperise ne BE...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë