Temperatura rekord në Siberi, mes valës më të keqe të të nxehtit në histori

Temperatura rekord në Siberi, mes valës më të keqe të të nxehtit në histori

Siberi janë regjistruar rekorde të nxehtësisë, pasi temperaturat u ngjitën mbi 37.7 gradë Celsius.

Pavarësisht se është vetëm fillimi i qershorit, të dhënat tregojnë se nxehtësia ekstreme po përhapet në gjerësi gjeografike jashtëzakonisht të larta në disa pjesë të Siberisë.

Të shtunën e kaluar, temperaturat arritën 37.9 gradë Celsius në Jalturovosk, dita e tij më e nxehtë në histori, sipas klimatologut Maximiliano Herrera, i cili gjurmon temperaturat ekstreme në të gjithë globin.

Që atëherë në Siberi kanë ndodhur një sërë rekordesh të temperaturave.

Disa rekorde të të gjitha kohërave të nxehtësisë u thyen të mërkurën, duke përfshirë Baevo, e cila arriti 39.6 gradë Celsius dhe Barnaul, e cila arriti 38.5 gradë Celsius.

“Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit”, postoi Herrera në Twitter të mërkurën.

Dhe duket se do të bëhet edhe më keq, pasi të enjten u regjistruan temperatura deri në 40 gradë Celsius. Ekspertët thonë se ngrohja globale po shkakton temperatura më ekstreme, veçanërisht në gjerësi më të larta.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli