Temperatura të larta dhe diell i nxehtë, ja 7 gjëra që nuk duhet të bëni kur digjeni prej tij

Temperatura të larta dhe diell i nxehtë, ja 7 gjëra që nuk duhet të bëni kur digjeni prej tij

Foto ilustruese

Tani që temperaturat janë të larta dhe dielli është i nxehtë është shumë e mundshme që nëse nuk marrim masat e nevojshme të skuqemi dhe digjemi.

Ka shumë mënyra për të “luftuar” djegien, por ndonjëherë vendosja e produkteve në lëkurë më mendimin që do të na përmirësojnë, mund ta përkeqësojnë situatën.

Ja 7 gjëra që nuk duhet të bëni pasi jeni djegur nga dielli

1. Përdorimi i aloe verës me aditivë

Megjithëse aloe vera mund të ndihmojë në qetësimin e skuqjes së lëkurës, duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të xhelit të aloes që po aplikoni në lëkurën tuaj.

Disa përbërës artificialë, të tillë si benzokaina ose lidokaina, mund të përkeqësojnë acarimin dhe të bëjnë që lëkura juaj të kruhet edhe më shumë.

Dermatologët rekomandojnë përdorimin e hidratuesve të pastër të aloe për të trajtuar lëkurën e dëmtuar nga dielli.

2. Veshja e rrobave të ngushta

Nuk ka dyshim që ju dukeni bukur me rroba të ngushta, por nëse dielli ju ka skuqur lëkurën, atopadiskutim nuk duhet të jenë zgjedhja juaj.

Veshja e rrobave të cilat do t’iu shtrëngojnë lëkurën e djegur nga dielli nuk do të lejojë atë të marrë frymë dhe të shërohet vetë.

Në vend që të vishni xhinset tuaja më të ngushta, zgjidhni rroba të lirshme të cilat do të lejojnë lëkurën tuaj “të marrë frymë”.

3. Pirja e kafesë

Djegiet nga dielli shpesh shkaktojnë dhimbje koke, dhe ndërsa një filxhan kafe mund të duket sikur do ta bëjë atë të zhduket, në të vërtetë do t'ju bëjë të ndiheni më keq. Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë bën që ju të dehidroheni, dhe pirja e ujit është thelbësore për të zëvendësuar lëngjet e humbura në trup. Për shkak se kafeina është një diuretik, ajo ju bën të shkoni në banjë më shpesh dhe bën që trupi juaj të humbasë edhe më shumë lëngje dhe minerale thelbësore. Ndaj kur digjeni nga dielli i thoni JO kafesë.

4. Mbulimi i pjesëve të djegura me makeup

Mund të jetë joshëse të mbuloni një djegie nga dielli me makeup, por ky do të ishte një gabim pasi nuk do të lejojë që fytyra juaj të marri ajër. Kështu që nëse nuk e keni një domosdoshmëri mundohuni ta shmangni ditët e para, pas djegjes.

5. Eksfolim të lëkurës

Lëkura e djegur nga dielli nuk është e këndshme për syrin, dhe është krejt e natyrshme të dëshironi të “zhdukni” pjesën e djegur duke “qëruar” trupin. Por në fakt një gjë e tillë mund të dëmtojë edhe më shumë lëkurën, pasi produktet të cilat ekfoliojnë lëkurën priren të jenë “agresive” ndaj lëkurës.

6. Vendosja e kremrave të gabuara në trup

Vendosja e kremit të trupit mund të ndihmojë në hidratimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, por sigurohuni që produkti që do të përdorini të mos ketë alkool në përbërje. Alkooli ndihmon që produkti të depërtoj në lëkurën tuaj më thellë, por gjithashtu mund të heqë vajrat natyralë që lëkura juaj ka nevojë për të qëndruar e hidratuar.

7. Pirja e lëngut të portokallit

Ndërsa pijet agrume janë të pasura me antioksidantë, ato gjithashtu mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj dritës. Ju nuk do të duhet të hiqni dorë nga pirja e lëngut të portokallit, thjesht sigurohuni që të vendosni më shumë kremë dielli dhe të qëndroni larg rrezeve të diellit pasi keni pirë shumë prej tij.

Po ju a jeni djegur ndonjëherë nga dielli? Çfarë mënyrash keni përdorur për të rikuperuar lëkurën dhe çfarë ka funksionuar?

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja