Temperatura të larta e erë e fortë, stuhi Sahariane në Tiranë, meterologu: Na pret një Verë e nxehtë (VIDEO)

Që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka filluar një erë e pazakontë në formë stuhie duke ngritur në ajër dhe grimca rëre dhe dheut. Temperaturat janë të larta dhe të pazakonta për muajin maj, ku ditën e sotme arrijnë deri në 34 gradë në vlerat maksimale.

Moti do të vijojë të jetë me vranësira në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa temperaturat e larta dhe era do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

VIDEO/Era thyen degët e pemëve te Rruga e Kavajës

Moti me erë të fortë gjithashtu ka mbizotëruar dhe në Kukës. Mali Gjalicës u mbulua nga re pluhuri, po ashtu edhe kodrinat për rreth Liqenit të Fierzës, për shkak të erës së ngrohtë që vjen nga Saharja.

Rajoni dhe Europa

Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme të diktojë vranësira, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në gadishullin Iberik. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë në pjesën tjetër të kontinentit europian.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin