Temperatura të larta dhe pritje pafund, radhët e gjata të makinave në Kapshticë marrin fund! Grekët i përshtaten ritmit shqiptar dhe punojnë sërish me disa sportele

Teksa jemi në kulmin e sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë  pas pushimeve në Shqipëri, por tashmë situata është normalizuar.

Radhët kilometrike u krijua si pasojë e palës greke e cila fillimisht po punonte me një sportel, por me vonë u përshatë me rimin shqiptar dhe filloi sërish të punojë me disa sportele.

Prej disa orësh, qytetarët qëndruan në territorin neutral, në kushte të vështira për shkak të nxehtësisë dhe temperaturave të larta.

Të mërzitur nga pritja, treguan për Report Tv se situata është e padurueshme dhe problematika kryesore ishte se pala greke, po punonte me një sportel.

“Kemi afërisht 1 orë, s’po e marrim vesh çfarë po ndodh s’po e kuptojmë, punon me një sportel pala greke mbase. Do presim jemi të detyruar.”, u shpreh  një prej qytetarëve në radhë.

“Si në kohën e qëmotshme, siç e shikoni. Kemi 1 orë e gjysmë, kam pritur edhe 14 orë në radhë, nuk dua që të qëndrojë sot. Jemi të sëmurë nga mesi, koha nuk na ndihmon është shumë nxehtë.”, tha një tjetër.

Një tjetër qytetare tregoi frikën, se pritja dhe temperaturat e larta mund t’i rrisnin temperaturën trupore dhe si pasojë kur të shkonte në sportel, do ta kthenin mbrapsht.

 “Kemi mbi 2 orë, jemi nisur në 2 të natës, do shkojmë në Kavala, kemi familjen, atje jetojmë. Po sëmuremi këtu, kur të shkojmë në doganë do na kthejnë mbrapa se do dalim me ndonjë temperaturë.”, tregoi një grua.

Gjatë 24 orët e fundit, në territorin shqiptar kanë hyrë 1951 persona dhe kanë dalë 1495, shqiptarë edhe të huaj.

Ndërkohë nga pala shqiptare puna po vijon me ritme të shpejta, me sportele maksimale, 3 në dalje dhe 2 në hyrje.

Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Bllokuar prej disa orësh, normalizohet situata në Kapshticë, pala greke i përshtatet ritmit shqiptar dhe punon me disa sportele

Pas disa orësh pritje në temperatura të larta, situata në pikën kufitare të Kapshticës është normalizuar.

Në orët e para të paradites pala greke po punonte me një sportel, shkak ky që krijoi radhët e gjata në kufi. Megjithatë tashmë, grekët u përshtatën me ritmin e doganës shqiptare dhe po punojnë me disa sportele sërish.

Gjatë 24 orët e fundit, në territorin shqiptar kanë hyrë 1951 persona dhe kanë dalë 1495, shqiptarë edhe të huaj.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar