Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore - malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.

Reshje shiu me intensitet kryesisht kë ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në orët e mesditës e pasdites.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det i forcës 1-3 ballë.