Temperaturat e larta mbushin urgjencën e Fierit! Shfaqin simptoma helmimi dhe viroza, mjeku: Trajtojmë 200 pacientë në ditë

Temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm numrin e të sëmurëve me virozat e stinës dhe helmimet në Fier. Mjekja tha se kërkojnë ndihmë mjekësore rreth 200 pacientë në ditë.

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e pacientëve në Fier. Çdo ditë në urgjencë kërkojnë ndihmë mjekësore rreth 200 persona të prekur nga virozat por dhe helmime nga ushqimet dhe konsumi i produkteve të ruajtura në vende të papërshtatshme.

“Muajt korrik dhe gusht janë muajt që ne jemi më të zënë, ka raste që mund të shkojë deri ne 200 raste në ditë, kryesisht nga helmimet, hipertensioni.”- tha Elca Gjini, mjeke.

Teksa bën apel për kujdes, mjekja nënvizon rrezikun e goditjes nga dielli.

“Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të mos dalin në pikun e të nxehtit, sidomos moshat e 3-ta sepse e vuajnë me shumë temperaturat e larta. Pacienti vjen, vlerësohet nga ana mjekëve, jepet ndihma e parë më pas trajtohet nga mjeku I familjes ose me trajtime ambulatore.”- tha mjekja.

Temperaturat e larta janë reflektuar me shqetësime shëndetësore më së shumti tek mosha e treta, sidomos tek të sëmurët kardiakë dhe ata me hipertension.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve