Gjuha e urrejtjes, mosrepsektimi i barazisë gjinore, aksesueshmëria për personat me aftësi të kufizuara apo strehimi për komunitetet rome, mbeten ende sfida për shoqërinë shqiptare. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda kërkon që këto problematika të vendosen në qendër të prioriteteve të institucionit për vitin e ardhshëm.

***

Problematikat e diskriminimit ndaj grupeve më të cenuara vijojnë të mbeten të njejtat dhe ende të pazgjidhura.

Ngërçi vjen nga disa arsye. Një është pa vëmendja akoma e organeve publike, e dyta është nga mungesa e fondeve dhe buxheteve të dedikuara për t'i zgjidhur këto problematika. E treta është nga mosbashkëpunimi i organeve për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve.

Për shembull aksesueshmëria për personatizuar është një problem që preket dhe shihet përditë. Çështja e strehimit për romët dhe egjiptianët është një problem që është në dijeni e shumë institucioneve mungesa e shërbimeve esenciale me ndërprerjen e energjisë elektrike apo të ujit të pijshëm është një gjë që dihet nga shumë.

Mosrepktimi i barazisë gjinore, mbetet po ashtu një problem. Ligji i miratuar pak kohë më parë, provokoi reagime të shumta në shoqëri, kryesisht për interpretimin e disa termave të tij dhe jo duke u ndalur te thelbi. Sipas tij ligji synon të zgjidhë diskriminimi që ndodh midis burrave dhe grave

“Kemi pasur dhe më përpara ligjin për barazinë gjinore i cili ka dhënë kontributin e vetë, por nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe i aftë që të mund ta zgjidhë çështjen e pabarazisë gjinore. Diskriminimi me bazë gjinore, që është pastaj dhe prekursor i dhunës me bazë gjinore dhe i shumë të drejtave të mohuara për shumë gra dhe vajza në Shqipëri. Këtë synon ligji”, tha Robert Gajda.

Sa i përket debatit të krijuar rreth këtij ligji, Komisioneri ia vë fajin grupeve apo individëve që, sipas tij, nuk janë të interesuar për zgjidhjen reale të këtyre problemeve, por që fokusohen në frikëra dhe paragjykime personale.