Temperaturat e larta, QSUT
pezullon operacionet e verës
Gjatë dy muajve të nxehtë të verës, në të gjitha shërbimet e QSUT-së do të pezullohen operacionet e planifikuara. Ata do të shtyhen për në shtator, ndërsa aktualisht do të bëhen vetëm urgjencat.
Gjatë muajve korrik dhe gusht në sallat e operacionit në QSUT do të futen vetëm rastet urgjente, ndërsa operacionet e planifikuara janë shtyrë për në shtator. Ndërkohë që për të gjitha urgjencat, pavijonet përkatëse do të jenë në gatishmëri. Mjekët shpjegojnë arsyet se përse merret këtë vendimmarrje. “Kryesorja është se stina e nxehtë nuk është e përshtatshme për të kryer operacione, pasi mund të ndodhin infeksione të ndryshme dhe vështirësi në mirëmbajtjen e plagës së hapur nga ndërhyrja kirurgjikale”, - shprehen kirurgët.
Urgjencat Ashtu si edhe çdo vit në institucionin më të madh shëndetësor, spitalin “Nënë Tereza”, ndryshon rendi i punës. Shefi i kësaj urgjence, Ylli Ziçishti thotë se duke nisur nga muaji korrik dhe deri në fillim të shtatorit, kur edhe temperaturat pësojnë ulje do të pezullohen të gjitha operacionet, që mund të presin ose siç quhen ndryshe me planifikim. Ndërsa ato të urgjencës duke nisur nga apendesiti, plasja e stomakut apo ngatërrimet e zorrëve do të kryhen dhe në këtë periudhë dhe parashikohet që numri i tyre të dyfishohet. “Vapa nuk është aleati jonë. Operacionet e mëdha, të planifikuara, ne i ndërpresim. Operacionet që presin janë tiroidet, hernieve, dhjami, gurët në tëmth. Çfarë janë operacione urgjente do të bëhen të gjitha, që nga apendisitet, plasjet e stomakut, përdredhja e zorrëve, etj”- tha Ziçishti. Shefi i urgjencës thekson se aktualisht janë marrë masa, që në këtë shërbim të mos mungojë asgjë dhe për këtë drejtoria e QSUT pritet të realizojë një furnizim me të gjitha materialet e urgjencës. “Po merren masa edhe nga farmacitë që të sigurohen medikamente. Aparaturat i kemi normal, burimet njerëzore i kemi, për materialet po interesohemi që t’i kemi që të gjitha. Materiali jepet një herë në javë, një herë në dy- tre ditë”, - shpjegon më tej mjeku i njohur Ziçishti. Ndërkohë nga ana tjetër, drejtoria e këtij institucioni u ka kërkuar të gjithë shefave të pavijoneve që të paraqisnin planifikimet e lejeve vjetore duke u bërë të mundur qëndrimin e një grupi mjekësh në QSUT, ndërkohë që për urgjenca dhe raste të tjera të nevojshme të ketë grupe në gatishmëri. “Ne do të aplikojmë edhe sistemin on-call për mjekët. Kjo do të thotë se shefat e shërbimeve do të kryejnë ndarjet e lejeve të zakonshme ku një grup mjekësh do të jetë në spital dhe një grup i gatshëm për të ofruar ndihmën në rastet e duhura. Ky sistem do të jetë më rrotacion” - ka pohuar drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku. Që do të thotë se spitali nuk do të jetë asnjëherë i zbuluar sa i përket personelit shëndetësor, dhe nëse ka nevoja për personel shtesë, atëherë mjekët do të thirrin edhe nga lejet. Në fakt QSUT-ja pret një fluks të jashtëzakonshëm pacientësh gjatë një viti kalendarik. Kështu një vit më pare, vetëm Kirurgjia ka kryer 6379 operacione, prej të cilave 3030 kanë qënë raste urgjente, ndërsa në total QSUT ka kryer 19.500 ndërhyrje kirurgjikale. Kjo pasi një pjesë e madhe e pacientëve, preferojnë që ndërhyrjen kirurgjikale ta kryejnë në QSUT dhe jo në spitalin e rrethit ku edhe banojnë, pasi kanë më shumë besim tek mjekët e QSUT-së.
(ek/gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50