“Vala e të nxehtit afrikan ka ardhur në Shqipëri dhe bashkë me to edhe problemet shëndetësore. Mjekët e familjes bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të shmangin orët e pikut”.
Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të zemrës. Mjekja Bruna Toçila, thotë se qytetarët gjatë këtyre ditëve, duhet të shmangin daljet gjatë mesditës dhe të konsumojmë sa më shumë lëngje për tu hidratuar.
“Ju bëj thirrje dhe apel qytetarëve që jenë të kujdeshëm. Mos të ekspozohen nga ora 10 deri në orën 5 të pasdites. Të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, supërave të freskëta dhe shmangia e përdorimit të fastfudeve. Problemet kryesore është pjesa e dehidrimit dhe problemet kardiake tek të sëmurët kronik dhe mosha e tretë. Kemi pasur dhe raste në rritje të pacientëve që shfaqin goxha probleme kardiake nga rritja e temperaturave”, thotë Toçila.
Teksa tregon shqetësimet me të cilat përballen pacientët, Toçila thotë se më të rriskuarit, janë fëmijët dhe të moshuarit, ndaj për këto kategori duhet bërë më shumë kujdes.
“Më të rriskuarit janë fëmijët dhe mosha e tretë, si dhe të sëmurët kronikë. Kryesisht dhimbje gjoksi, tension i lartë, aritmi dhe dhimbje koke”, përfundon mjekja e familjes.
Sipas meteorologëve, këtë javë termometri do të shënojë deri në 42 gradë celsius në vlerat maksimale.
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diell dhe temperatura deri në 28 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Tetor 2024, 07:21
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator 2024, 22:20
-
Mesdheu: Vapa përvëluese po kthehet në normalitetin e ri
19 Gusht 2024, 14:26
-
Studimi: 47.000 viktima të vapës në Europë vitin e kaluar
14 Gusht 2024, 15:35
-
Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin
30 Korrik 2024, 10:12
-
Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: Matje tensioni dhe ujë falas për qytetarët
20 Korrik 2024, 10:29
-
Temperaturat e larta, mjekët: Shmangni daljen jashtë, vishni lehtë fëmijët! Kujdes me ajrin e kondicionuar
17 Korrik 2024, 22:36
-
Ja arsyet pse duhet të shmangni dushin me ujë të ftohtë në verë
16 Korrik 2024, 22:05
-
Propozimi i qeverisë: Administrata mund të vijë në punë kur të dojë, mjafton të plotësojë orët
16 Korrik 2024, 18:31
-
Temperaturat ekstreme, ja si e përballojnë qytetarët vapën në kryeqytet
16 Korrik 2024, 14:07
-
A mund të nxiheni ose digjeni nga dielli edhe në hije?
16 Korrik 2024, 11:49
-
Ushqimet që duhet të shmangni që të mos helmoheni gjatë stinës së verës
11 Korrik 2024, 16:26