DIBER - Një vatër zjarri e aktivizuar gjatë ditës sotme në pyjet e Kalasë së Dodës në Dibër ka përfshirë në flakë rreth 16 hektar kullota të kësaj zone.
Banorët janë angazhuar të gjithë në shuarjen e flakëve, ndërsa zjarrfikëset e kanë të pamundur të iu vijnë në ndihmë për shkak të terrenit të thyer malor.
Sipas informacioneve, zjarri mund të mos jetë i qëllimshëm ndërsa dyshohet të jete për shkaktuar nga temperaturat e larta, ose në mënyrë të pavullnetshme nga ndonjë bari i zonës .
Në të njëjtin vend gjatë ditës së djeshme ka pasur një tjetër vatër zjarri, por është neutralizuar nga banorët pa shkaktuar pasoja të mëtejshme.
(eb/gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com