SHBA- Kaskadat e Niagarës, ngrijnë nga temperaturat e ulëta. Spektakli natyror që gjendet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, është shembulli kryesor që pasqyron motin e ftohtë që ka përfshirë këto vende.
 
Mbi 240 milionë persona janë bllokuar nga moti i keq, mbi të gjitha nga erërat e forta që kanë arritur të ngrijnë edhe kaskadat më të famshme në botë.
 
Por njerëzit, kanë sfiduar temperaturat e ulta për të fokusuar këto imazhe spektakolare të Kaskadave në akull.
 
Kaskadat e Niagarës nuk kanë një lartësi të madhe uji, pasi janë vetëm 52 metra, por ato janë të famshme për veçantinë e tyre dhe pasi janë një spektakël i vërtetë natyror.
 
Uji që rrjedh në këto kaskada, shkon në 200.000 m3 al minute, si pikëvështrimi gjeografik, këto kaskada ndodhen në brendësi të rajonit të ashtuqujatur “Niagara Peninsula”, që ndodhet rreth 30 minuta me makinë nga qyteti amerikan Buffalo dhe gati një orë e gjysmë nga Toronto i Kanadasë.