Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të bëjë betimin brenda Kapitolit të hënën më 20 janar, për shkak të parashikimeve se moti do të jetë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
“Sipas parashikimit të motit për Uashingtonin, ndikuar edhe nga era, do të ketë temperatura në nivele rekord të ulëta”, shkruajti zoti Trump në një postim në platformën “Truth Social”.
“Nuk dua në asnjë mënyrë që njerëzit të kenë pasoja”, theksoi presidenti i zgjedhur Trump.
Gjatë përgatitjeve, si alternativë për çdo inaugurim gjithmonë merren masat që presidenti i zgjedhur ta bëjë betimin në ambientet e brendshme në rast të motit të keq.
Hera e fundit kur një president e ka bërë betimin në ambientet e brendshme ka qenë viti 1985, kur Presidenti Ronald Reagan filloi mandatin e tij të dytë.
Ndërkohë po shyrtohen plane alternative për më shumë se 250 mijë të ftuarit me bileta për të parë inaugurimin dhe dhjetëra mijëra të tjerë që pritet të jenë në rrugë për të ndjekur ceremoninë apo për të parë paradën.
Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon që temperatura të jetë rreth minus-6 garë celsius në mesditën e 20 janarit, kur bëhet edhe betimi.
Në vitin 1985 kur presidenti Regan bëri betimin për mandatin e tij të dytë temperaturat u ulën në -14 gradë celsius. Në vitin 2009 kur Barack Obama bëri betimin temperature ishte -2 gradë celsius./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
16.2%
-
Të gabuar
81%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë reagon pas sanksioneve të Trump: Kërcënohet puna jonë e pavarur dhe e paanshme
7 Shkurt, 11:12
-
SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane
7 Shkurt, 09:53
-
Thirrja e SHBA-së për zgjedhje në Ukrainë: Hap drejt paqes apo dhuratë për Putinin?
7 Shkurt, 08:55
-
Spahiu në Report Tv: Lista 'non-grata' s’mund të hiqet selektive! Mund të anulohen për gjithë botën, por jo vetëm për Berishën
6 Shkurt, 22:07
-
Trump sanksione Gjykatës Ndërkombëtare Penale, firmosi urdhër arrest ndaj Netanyahut! Vjen reagimi nga Haga: Kërcënohet puna e pavarur
6 Shkurt, 22:00
-
Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?
6 Shkurt, 19:37
-
CNN: Elon Musk tentoi të marrë në dorë sistemin shtetëror që menaxhon 5 trilionë dollarë
6 Shkurt, 19:37
-
Zgjidhjet e Trump/ Eksperti Laçi: Në Gaza do të bëjë spastrim etnik, po kthen ligjin e xhunglës! Ukrainës po i kërkon haraç në këmbim të mbylljes së luftës
6 Shkurt, 19:18
-
Trump ngriu fondet për SPAK, reagon BE: Mbështesim reformën në drejtësi, kemi dhënë 50 mln € asistencë teknike, 8 mln € vetëm për Prokurorinë e Posaçme
6 Shkurt, 18:35
-
Grenell e cilësoi partner të pabesueshëm për SHBA, Albin Kurti i përgjigjet emisarit amerikan: Raportet aktuale me Uashingtonin, më të mira se kurrë
6 Shkurt, 17:53
-
Mediu bashkëorganizon Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan: Në Shqipëri, gjyqësori përdoret si armë politike kundër opozitës
6 Shkurt, 16:55
-
Bardhi merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’: Bota do jetë më e sigurt tani që ‘dëgjova’ fjalimin e Trump
6 Shkurt, 16:55