Disa zona të Britanisë së Madhe, kryesisht në juglindje të vendit janë përgatitur për dimër të acartë me akull e temperatura disa gradë nën zero.
Sipas mediave të huaja, në disa pjesë të Anglisë temperaturat mund të bien deri në minus 10 gradë Celsius gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas të dhënave të MetOffice, e premtja mund të shënohet zyrtarisht si fillimi i dimrit në Angli.
Pak ditë më parë, MetOffice regjistroi natën më të ftohtë të nëntorit që nga viti 2010. Temperatura në disa vende arriti në minus 6 gradë Celsius. Sipas të dhënave të MetOffice, temperaturat e nëntorit zakonisht shkojnë deri në 6 gradë Celsius.
Sipas MetOffice, temperatura më e ulët e nëntorit në dekadën e kaluar u regjistrua në Uells në vitin 2010. Në atë kohë, temperaturat në disa pjesë të Uellsit arritën në minus 18 gradë Celsius.
Më shumë se 30 shkolla në Cornwall janë mbyllur për shkak të kushteve të rrezikshme meterologjike.