‘Temperaturat rriten në mëngjes por ulen në mesditë’, si do jetë moti për sot

‘Temperaturat rriten në mëngjes por ulen në mesditë’, si do jetë moti për sot

Foto ilustruese

Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore do kemi reshje dëbore.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi pauz të reshjeve. Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C  deri në 12°C.

Era do fryjë mestare  me shpejtësi  50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. Rajoni dhe Europa: Europa Qëndrore Lindore mbeten me vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu Rajoni i Ballkanit vijon me vranësira, reshje shiu e dëbore. 

Ndërsa pjesa tjetër e kontinetit do të paraqitet me moti të kthjellët dhe temperatura të ulta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)