'Tempulli'/ Arrestohet 19 vjeçari në Berat, iu gjetën doza kokaine gati për shitje

'Tempulli'/ Arrestohet 19 vjeçari në Berat, iu gjetën doza kokaine gati për shitje

1698577343_ccccccccccccc.JPG

Në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli” kanë rënë në pranga një 19-vjeçar në Dimal. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi H. V., 19 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal", njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Lajmi kryesor:

Operacioni ‘Tempulli’/Goditen tre raste të shitjes së kanabisit në Lezhë, Mirditë dhe Berat! Arrestohen tre të rinj


B.K/M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën