‘Tempulli’ në Shkodër, arrestohen 2 adoleshentë që tentuan të shisnin drogë në shkollat ku ishin vetë nxënës

‘Tempulli’ në Shkodër, arrestohen 2 adoleshentë që tentuan të shisnin drogë në shkollat ku ishin vetë nxënës

Droga që u sekuestrua

Në kuadër të operacionit "Tempulli" sot janë arrestuar në Shkodër 2 të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç që tentuan t’iu shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës. Njëri prej të arrestuarve posedonte brenda ambienteve të shkollës një sasi lënde kanabisi dhe kokaine dhe një thikë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, në zbatim të masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm, goditën 2 raste të tentativës për shitjen në shkolla, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.  Si rezultat i kontrollit të befasishëm nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, rezultoi se një 16-vjeçar posedonte brenda ambienteve të shkollës, një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë). Shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll dhe në  banesën e 17-vjeçarit (nxënës në një shkollë tjetër në Shkodër) që  dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike 16-vjeçarin. Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 486 gramë kanabis në formë boçeje dhe disa doza kokaine.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera dhe në prani të psikologut, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 16 vjeç dhe G. Dh., 17 vjeç", njofton policia.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar, kapur dhe arrestuar personin që furnizonte 17-vjeçarin, me lëndë narkotike, për t’ia shitur bashkëmoshatarëve të tij. Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar mbi 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.  Operacioni i policisë së Shtetit që u zhvillua në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve në 5 qytete u kodua “Tempulli” një mënyrë figurative për të treguar se po rrezikohet tempulli i dijes, shkolla. Grupe kriminale dyshohet të kenë vepruar duke shpërndarë drogë për të rinjtë pranë shkollave dhe lokaleve. 112 urdhër-arreste ishin vetëm në Tiranë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille