Në kompleksin e këtyre shtëpive mund të arrihet vetëm nëpërmjet një shtegu me baltë dhe shkurre të shumta. Të gjitha materialet e ndërtimit të kasolleve në këtë zonë janë dërguar me çanta shpine dhe karroca dore.
Kjo është një nga tendencat më të reja që duke ju referuar edhe çmimeve të banesave, tregon interesin e madh të australianëve për këtë mënyrë jetese.
Kërkesa e lartë për këto shtëpi të cilat në fillime varionin nga 900,000-122,000 dollar ka bërë që çmimi të rritet menjëherë. 20 shtëpitë e fundit në këtë fshat të izoluar janë shitur deri në 3 milionë dollar.
Agjentët e shitjes janë shprehur se mundësitë e shumta që kjo zonë ofron, kanë bërë që turistë të shumtë të vendosin të zhvendosen për të jetuar. Njerëzve u pëlqen të jetojnë në një zonë të qetë pa trafik dhe risqe të tjera.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com