TIRANË - Kredia për individët rezulton në rritje përgjatë katërmujorit të fundit të vitit që lamë pas, sipas Bankës së Shqipërisë. Ndërsa, kredia për bizneset mbetet e brishtë, për shkak të kërkesës së ulët për financim nga bizneset.                                        

Kredia për Biznese
Në raportin e fundit për tendencat e kreditimin nga Banka e Shqipërisë, rezulton se portofoli i kredisë për biznese evidenton një përmirësim të lehtë mujor, por normat vjetore të rritjes së tij mbeten pranë zeros, duke përcaktuar dobësinë e kreditimit të sektorit privat. Sipas raportit, kushtet e shtrënguara të ofertës vijojnë të ndikohen nga niveli i lartë i kredive me probleme, situata aktuale dhe e pritshme makroekonomike si dhe problemet në sektorë të caktuar të ekonomisë.