Tender 2.4 mln euro për sistemin e të dhënave të fermave! Ministria do ketë informacion mbi prodhimin, stoqet e kostot e fermerëve

Tender 2.4 mln euro për sistemin e të dhënave të fermave! Ministria do ketë informacion mbi prodhimin, stoqet e kostot e fermerëve

Një tender me vlerë 2.4 milionë euro është hapur nga AKSHI, për nevoja të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për ngritjen e sistemit të analizës dhe procesimit të të dhënave të fermave sipas kontabilitetit të fermave (FADN-së).

Investimi për ngritjen e këtij sistemi thuhet në dokumentet e tenderit do të mbulohet me fonde të buxhetit të shtetit, që janë të përcaktuara në buxhetin e vetë ministrisë. 

Pra të gjithë fermerët e vendit që kanë një nipt, do të regjistrohen në këtë sistem dhe do të raportojnë mbi performancën e tyre, që nga vlera e prodhimit, stoqet, shitjet, kostot apo subvencionet. 

“Të dhënat e mbledhura zakonisht përmes këtij instrumenti përfshijnë: vlerën e prodhimit të të korrave, stoqet, shitjet dhe blerjet, kostot e prodhimit, aktivet, detyrimet, kuotat e prodhimit dhe subvencionet. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka bërë tashmë një punë të gjerë në përgatitjen e krijimit të FADN. Një nga komponentët kryesorë të FADN është dhe ngritja e një sistemi që mbështet mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave. Sistemi do të ndihmojë që informacioni te jete i saktë dhe i përditësuar, si dhe të mblidhet dhe raportohet, duke ofruar një burim të vlefshëm për vendimmarrësit”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Sipas sqarimeve një masë e tillë për të ngritur një sistem është e domosdoshme për të pasur të dhëna të sakta mbi fermat, pasi përmes informacionit të marrë do të mund të hartohen edhe politika për të mbështetur fermerët.

“Një nga faktorët kyç në zhvillimin e politikave efektive bujqësore është aksesi në të dhëna të sakta ekonomike. Të dhënat në nivel fermash dhe sektori janë thelbësore në këtë drejtim, dhe gjatë dekadave të fundit, BE-ja ka krijuar disa mënyra për të mbledhur këtë informacion. Rrjeti i të dhënave të kontabilitetit të fermave (FADN) është një nga mjetet që u mundëson shteteve anëtare të kërkojnë informacion mbi të ardhurat dhe performancën ekonomike. Të dhënat e FADN janë të harmonizuara në të gjitha vendet pjesëmarrëse, duke e bërë atë një burim të vlefshëm për formulimin e politikave. Të dhënat e kontabilitetit nga fermat komerciale ndihmojnë në hartimin e politikave dhe standardeve që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë” , vijon më tej sqarimi. 

Të gjitha kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 23 shtator për të marrë pjesë në garë, dhe pas shpalljes së fituesit, kompania do të ketë në dispozicion 9 muaj kohë për të implementuar sistemin, dhe 24 muaj për mirëmbajtjen e tij nga nënshkrimi i kontratës.

Ngritja e sistemit të analizës dhe procesimit të të dhënave të fermave tip sipas FADN-së

Formulari i njoftimit të kontrates

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%

Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%