Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës ka dhënë masat e arrestit me burg, sot për zyrtarin e ish zyrtarin e Shërbimit Spitalor të Tepelenës, ndërsa për dy të tjerat është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie. Ata akuzohen për një tender fiktiv në vitin 2017 për pajisjen me leje mjedisore të spitalit të spitalit të Tepelenës dhe Memaliaj duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase, Gjykata vlerësoi argumentet e dhëna nga prokurori Kasaj duke lënë në arrest me burg, Gëzim Allkushin ish-shefi i financës në Spitalin e Tepelenës, Sajmir Meçe specialist i statistikave në Spitalin e Tepelenës dhe në arrest shtepie per Aleksandra Kada juriste aktuale e Burgut te Bençes ish juriste në Spitalun e Tepelenës dhe po me arrest shtëpie Jonida Sako ish specialiste e burimeve njerëzore në Spitalin e Tepelenës.
Gjyqtarja Blerta Çibuku ka mbështetur pretencën e dhënë nga ana e prokurorit të çështjes Emror Kasaj për të katër të pandehurit ndërkohë që avokatët e tyre kërkuan lirimin në sallën e gjyqit me detyrim paraqitje.
Të katër personat akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një tender fiktiv të zhvilluar 2 vjet me parë për pajisjen e Spitalit te Tepelenës dhe Memaliajt me leje mjedisore duke përvetësuar 800 mijë lek te rinj.
Tender fiktiv/ Lihen në burg dy zyrtarët e Shërbimit Spitalor të Tepelenës, juristja dhe specialistja në arrest shtëpie
Komento