Tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë e Memaliaj me leje mjedisore, ndalohen 4 ish- zyrtarë

TEPELENË- Katër ish- zyrtarë janë ndaluar nga policia pasi kanë bërë një tender fitktiv për pajisjen me leje mjedisore të spitalit të spitalit të Tepelenës dhe Memaliaj duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh. Bëhet fjalë për një tender të vitit 2017.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se ndaluar Gëzim Allkushi me detyrë ish-shef finance Sajmir Meçe, specialist statistike,  Aleksandra Kada, ish-juriste dhe Jonida Sako, ish-specialiste e burimeve njerëzore. Siç njoftojnë uniformat blu, këta katër ish-zyrtarë akuzohen për vjedhje në bashkëpunim e falsifikim dokumentesh, duke shpërdoruar detyrën. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni të quajtur "Tender" u referuan materialet në Prokurori edhe për një subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis” me inicialet E.L. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pas hetimeve që kanë zgjatur rreth disa muaj, u arrit të dokumentohej kjo veprimtari e paligjshme e katër ish-zyrtarëve.

Njoftimi i plotë i policisë
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare Në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Ndalohen ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Pas një pune të pandërprerë disamujore dhe veprimeve procedurale të ndjekura, në bashkëpunim me Prokurorinë u finalizua me sukses operacioni i koduar "Tenderi", si rezultat i të cilit u dokumentua veprimtaria e kundërligjshme e shtetasve të mëposhtëm, të cilët u ndaluan gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga gjykata dhe konkretisht: 

G. A., 35 vjeç, banues në Memaliaj (ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

S. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj (specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

A. K., 31 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë);

 J. S., 30 vjeçe, banuese në Tepelenë (ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë).

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen F. L., banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”. Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh", njofton policia. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tuci: 03/10/2019 11:55

    Bravo drejtoresha ! Ka firmosur vetem urdhrin e prokurimit hahahaha

    Përgjigju
  • drejtoresha: 03/10/2019 11:09

    po drejtoresha e asaj kohe ediola pashaj???? apo ajo sduhet se u be deputete dhe u kthye ne vegel te rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja