KAMËZ- Vjedhja e kapakëve të pusetave që menaxhohen nga Ndërmarja Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë e Kamzës, ka detyruar këtë të fundit të hapë procedurat e një tender të paprecentë, ku synohet ti jepet fund njerë e mirë vjedhjes së kapakëve të pusetave në rrugët me emra perëndimorë të Kamzës.

Bashkia Kamëz në mënyrë që të parandalojë këtë fenomen të përhapur në zonë, ka kërkuar të blerë 270 copë dryna, të cilët do të vendosen apo saldohen në kapakët e pusetave me qëlliomin e vetëm, që hajdutët të mos kenë të lehtë dhe ti bëhet puna më e vështirë për vjedhjen e kapakëve metalikë të pusetave.

Tenderi është hapur në datën 11 nëntor dhe është mbyllur ditën e sotme, por nuk dihet se kush është fituësi. Ky është një tender që kategorizohet me vlera të vogla financiare. "Drynat të jenë origjinale ekuivalent me CORBIN dhe të kenë prodhim nga vendet e CE...“-thotë në kërkesat e saj bashkia Kamëz.

Të shpresojmë që pas kësaj nisme për sigurimin e kapakëve të pusetave, hajdutët të mos arrijnë të kthehen në problem serioz për bashkinë Kamëz.